"Zëri i Luginës" nga Bujanoci ngriti siparin e Festivalit "Argjiro Fest" në Gjirokastër (video)
Shoqëria kulturoro-artistike "Zëri i Luginës" nga Bujanoci ishte i pari që ngriti siparin e Festivalit "Argjiro Fest" në Gjirokastër.Ngjyrat e kostumeve, motivet e valleve dhe tingujt e këngëve kanë ndezur në këto ditë vjeshte qytetin e Gjirokastrës.
Grupe artistësh nga Kosova, Kroacia, Maqedonia, Greqia dhe Italia po marrin pjesë në një Festival Ndërkombëtar të Artit Popullor.
Natën e parë të festivalit “Argjiro Fest”janë ngjitur në skenën e ideuar si një ode gjirokastrite 4 grupe Gjirokastra, Halaska e Selanikut, Lidhja e Prizerenit e Kosovës (Kosovë) dhe Burimet e Sharrit nga Tetova.
Qyteti synon me aktivitete të tilla të nxisë turizmin dhe shkëmbimet kulturore në vendet e rajonit, tha Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami. Grupi i Luginës së Preshevës ishte i pari që ngriti siparin e Festivalit.
Për tre ditë me rradhë Argjiro Fest sjellë koncerte, ekspozita në pikturë apo panaire kulinarie. Eventi synon promovimin e vlerave të qytetit, për të nxitur turizmin, që Gjirokastra e ka vënë në themel të zhvillimit të saj ekonomik.